Aplikacione

India, kërkesë gjykatës për ndalimin e WhatsApp-it


Qeveria Federale e Indisë i ka kërkuar një gjykate në Dehli të ndalojë aplikacionin në pronësi të Facebook-ut, WhatsApp-it, pas zbatimit të një politike të diskutueshme të privatësisë, duke intensifikuar presionin mbi shërbimin e mesazheve në tregun më të madh të tij.

Agjencia e lajmeve, Bloomberg, ka zbuluar se qeveria e kryeministrit Narendra Modi, në një paraqitje në Gjykatën e Lartë të Dehlit, pretendonte se politika e propozuar e WhatsApp-it është në shkelje të ligjeve të teknologjisë në Indi.

Regjistrimi i gjykatës ka nënvizuar se gjendja mes WhatsApp-it dhe qeverisë indiane është e tensionuar. Kompania po përballet me sfida rreth shtrirjes së shërbimit të saj të pagesave në të gjithë vendin dhe gjithashtu duhet të përballet me udhëzimet e reja që mund t’i kërkojnë asaj të mos identifikojë krijuesit e mesazheve të paligjshme në platformë.

Më herët, Ministria e Elektronikës dhe Teknologjisë ka shfaqur shqetësimin mbi politikën e ndryshuar të privatësisë. Nëpërmjet një email-i, ajo i ka kërkuar WhatsApp-it të tërheqë ndryshimet, të cilat kanë ndikim në lirinë e zgjedhjes së përdoruesve indianë.

Lidhur me politikat e ndryshuara të privatësisë, ato shkelin ligjet e teknologjisë së informacionit në vend, pasi nuk arrin të specifikojë natyrën e të dhënave që mblidhen nga përdoruesit ose të njoftojë përdoruesit për to. Madje, nuk garanton që palët e treta, të cilat marrin të dhënat e përdoruesve, të ruajnë konfidencialitetin.

Mirëpo, në seancat hetimore gjyqësore mbi politikat e privatësisë, WhatsApp-i dhe Facebook-u, kanë deklaruar se nuk mbledhin ose ndajnë të dhëna personale të ndjeshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore