Art&dizajn

Indi, shkolla e përqafuar nga feminiliteti


Diana Kellogg Architects, studio arkitekturore me bazë në New York, mori prej simboleve të feminilitetit për të krijuar dizajnin e një shkolle vetëm për vajza në Indi, e cila ka një formë ovale dhe është e përbërë nga guri ranor i vendit.

Dezeen, faqe kushtuar dizajnit dhe arkitekturës, tregon se shkolla është e vendosur në shkretëtirën Thar që ndodhet në veri të Indisë.

E quajtur Shkolla e Vajzave Rajkumari Ratnavati, ajo u ndërtua me synimin për të edukuar dhe mësuar mbi 400 vajza nga mosha pesë deri në gjashtëmbëdhjetë vjeç.

Në shpjegimin e studios, simbolet e feminilitetit të shoqëruara nga dunat e rërës aty pranë, krijojnë një strukturë të ngjashme me fortesën që do të shkrihet dhe do të rritet jashtë me peizazhin.

“Si një arkitekte femër që projekton për gratë, shikoja simbolet femërore nëpër kultura dhe specifikisht simbolet e forcës”, ka thënë arkitektja.

Ka vazhduar duke thënë se “në fund të fundit, u vendosa në këtë formë ovale që është përfaqësuese e feminilitetit dhe rezonoi te unë si formulim i pafundësisë”.

Gjithashtu Diana Kellogg ka shtuar se “e dija që doja të bëja një ndërtesë që njëkohësisht u ndërthur dhe u rrit nga peizazhi natyror, pak a shumë si gur ranor Jailsamer”.

Struktura e ngjashme me fortesën prej 836 metrash katrorë është e ndërtuar nga guri ranor vendas i gdhendur me dorë dhe përmban tre elementë rrethorë.

Elementët përbëhen nga një mur i madh i jashtëm, i cili shërben për të mbështjellë perimetrin e shkollës, një mur i brendshëm që mbyll dhe rrethon klasat dhe oborri oval.

Ky oborr pozicionohet në qendër të shkollës dhe bën jehonë në formën e mureve rrethuese.

Ndërkohë, një tjetër thyerje krijohet nga seksionet e murit të gurit, të cilat janë të shpuara çka ndihmon në freskimin e hapësirës dhe hijezimin e saj nga dielli.

Kellogg ka sqaruar se dëshironte që modeli i shkollës të siguronte në oborr hije për vajzat, gjë që u realizua përmes zvogëlimit të gjerësisë. Kjo bën që vajzat të kenë një tendë, e cila mbulon hapësirën e hapur gjatë muajve të nxehtë.

“Forma e elipsit dukej mënyra më e natyrshme për ta bërë këtë. Format e rrumbullakosura ishin të njohura për mjeshtrit pasi struktura e fortesës ishte një seri formash rrethore”, shprehet projektuesja.

Kollegg shprehet se dizajni efektiv është një proces që kërkon një kuptim të thellë të historisë së një vendi, kulturën, tipografinë, dhe gjuhën popullore të tij.

“Doja të bëja një ndërtesë për hapësirën, dritën dhe bashkësinë, jo për modelin…një strukturë që bëri jehonë me shpirtin dhe zbatoi energjinë natyrore për të ushqyer dhe shëruar gratë dhe vajzat”, tha ajo.

Dezeen tregon se studioja e ka orientuar ndërtesën për të maksimizuar flladin nga era dhe për ta bërë atë të funksiononte me formën eliptike të shkollës për të freskuar pasivisht hapësirën.

Aty ndodhen edhe sisteme të grumbullimit të ujit, të cilat riciklojnë ujin e shiut në të gjithë shkollën.

Ndërkohë janë edhe panelet diellore që furnizojnë me energji ambientet e brendshme të shkollës për t’u ndriçuar, të cilat janë të pajisura me një strukturë çeliku.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore