Bota

Indi: Akullnaja përplaset me digën, supozohen 150 të vdekur


Njё akullnajё ёshtё pёrplasur me njё digё nё Indinё veriore. Raportohet se mund kenё vdekur rreth 150 njerёz.

Akullnaja qё u rrёzua nga Himalajet, u pёrplas me digёn herёt nё mёngjes duke sjellё pёrmbytje nё fshatrat pёrreth.

Sekretari kryesor i shtetit Uttarakhand, Om Prakash u shpreh se numri i tё vdekurve nuk ёshtё konfirmuar ende saktёsisht, por i druhen njё shifre prej 100 deri 150 jetё.

Po ashtu, një dëshmitar raportoi se kishte parё një mur pluhuri, shkëmbi dhe uji ndërsa orteku zhurmonte në luginën e lumit.

“Erdhi shumë shpejt, nuk kishte kohë për të lajmëruar askënd”, u shpreh Sanjay Singh Rana, i cili jeton në rrjedhën e sipërme të fshatit Raini.

Ndёrkohё, në vendngjarje kishte mbёrritur dhe kryeministri i vendit i cili po e motironte situatёn nga afёr.

Sipas njoftimeve tё qeverisё federale, forcat ajrore të Indisë kanё bёrё gati operacionet e shpëtimit, nga ana tjetёr ministri i brendshëm, Amit Shah, tha se ekipet e reagimit ndaj katastrofave po transferoheshin me ajër për të ndihmuar me ndihmë dhe shpëtim.

Ёshtё bёrё me dije se, shteti fqinj i Pradesh-it, ka vendosur gjithashtu në gatishmëri zonat e tij buzë lumit.

Pamjet e shpërndara nga vendasit tregonin ujin duke larguar pjesë tё digës, si dhe gjithçka tjetër në rrugën e tij.

Uttarakhand në Himalajet është i njё rajon i prirur për përmbytje dhe rrëshqitjeve të dheut. Në qershor tё vitit 2013, reshjet rekord të reshjeve shkaktuan përmbytje shkatërruese duke marrё jetёn e 6 mijё njerёzve.

Katastrofa u quajtur nga mediat “cunami Himalajeve” dërgoi baltë dhe gurë duke mbuluar shtëpi, ndërtesa, rrugë dhe ura.

Uma Bharti, ish-ministёr i burimeve ujore të Indisë kishte kritikuar ndërtimin e një projekti të energjisë në zonë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore