Lajme

Indi: Akullnaja ‘e varur’ shkaktoi përmbytje dhe vdekje


32 njerëz vdiqën gjatë një përmbytje shkatërruese në shtetin verior të Indisë, Uttarakhand, ditën e mërkurë, më 10 shkurt. Qindra punëtorë u bllokuan në tunele nëntokësore. Kjo fatkeqësi mendohet se ka ardhur nga përmbytja e ditës së dielë, më 7 shkurt.

Më shumë se 170 njerëz po kërkohen nga grupi i shpëtimit. 12 punëtorë u nxorën të gjallë nga një tunel pasi ishin të bllokuar në errësirën e ngrirë.

Një ekip prej pesë ekspertësh që janë duke hetuar për incidentin kanë dalë në përfundimin se një pjesë e akullnajeve të Himalaje-ve ra në ujë dhe shkaktoi përmbytjen e madhe në shtetin e Uttarakhand-it.

“Origjina e incidentit, është një akullnajë në një majë të largët dhe të paarritshme 5 mijë e 600 metra, e quajtur Raunthi”.

Ekspertët besojnë se një pjesë e kësaj akullnaje ishte e varur në një shpat të malit, e mbajtur nga një masë shkëmbi. Kjo pjesë, sipas tyre, u dobësua për një periudhë kohe për shkak të ngrirjes dhe shkrirjes.

Niveli i ujit u rrit në përrua, duke shkaktuar shpërthimin. Një vërshim uji dhe rrënojash rrjedhën duke thyer digën dhe duke shkaktuar përmbytje masive.

“Uji, graviteti dhe gjeologjia u mblodhën për të krijuar kërdinë, duke çuar në vdekje të shumta dhe duke lënë qindra në rrezik”.

Drejtori i Institutit në Wadia me bazë në Dehradun të Himalajës, Kalachand Sain, deklaroi se dobësimi i akullnajës së “varur” duhet të ketë ndodhur për një periudhë të gjatë kohe kur akulli ngriu dhe shkriu.

Ndryshimi i klimës, tha ai, është “faktori kryesor” për ndryshimet e shpejta të temperaturës që çojnë në ngrirjen dhe shkrirjen e akullit dhe frakturat akullnajore me kalimin e kohës.

“Akullnajat mbledhin dëborë në dimër, dhe humbin dëborë në verë. Por kur temperaturat rriten, ata humbin akullin më shpejt sesa mund ta mbledhin. Shkrirja e akullit mund të çojë në tërheqjen e akullnajave”.

Ka rreth 10 mijë akullnaja në Himalajet Indiane. Vetë Uttarakhand ka deri në 1 mijë e 495 akullnaja dhe shumë janë duke u tërhequr për shkak të klimës së ngrohjes.

“Nëse diçka aq e pazakontë sa ajo që ndodhi të dielën, madje ndodh në 10% të akullnajave tona, rreziku për jetën dhe pronën është i madh,” tha Sain.

Siç duket India duhet të hedhë sytë nga akullnajat dhe të tregojë kujdes ndaj tyre.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore