Shqipëria

Indeksi i Çmimeve të Konsumit në Shqipëri, mbi 6% rritje në muajin prill


Në muajin prill 2022, Indeksi i Çmimeve të Konsumit (IÇK) arriti 109,7 kundrejt muajit dhjetor 2020.

Ndryshimi vjetor i tij për të njëjtin muaj është 6,2 % dhe, një vit më parë, ky ndryshim ishte 1,9 %.

Kurse ndryshimi mujor i IÇK-së për muajin prill 2022, krahasuar me atë mars 2022, është 0,7 %, referuar raportit të fundit nga Instituti i Statistikave (INSTAT).

Ndryshimet vjetore të Indeksit të Çmimeve të Konsumit (%)
Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor

Rritja vjetore e çmimeve në muajin prill është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +3,56 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Transporti” me +1,23 pikë përqindje.

Sakaq, çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,49 pikë përqindje, “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me +0,21 pikë përqindje secili dhe “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” kanë kontribuar me +0,20 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” me +0,12 pikë përqindje, “Veshje dhe këpucë” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” kanë kontribuar me +0,05 pikë përqindje secili.

Ndërsa “Komunikimi” me +0,03 pikë përqindje, “Shëndeti” dhe “Shërbimi arsimor” kanë kontribuar me +0,02 pikë përqindje secili.

Ndikimii grupeve në ndryshimin vjetor
Ndryshimet vjetore të grupeve kryesore

Krahasuar me prillin e vitit 2021, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Transporti” me 22,5 %, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 9,9 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 4,9 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 4,3 %.

Ndërkaq, grupi “Argëtim dhe kulturë” me 4,1 %, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 2,7 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 2,6 %, “Veshje dhe këpucë” me 1,2 %, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 1,0 %, “Komunikimi” me 0,8 %, “Shëndeti” dhe “Shërbimi arsimor” me 0,6 % secili.

Brenda grupit të ushqimeve, çmimet e nëngrupit “vajra dhe yndyrna” me 24,2 %, pasuar nga nëngrupet “qumësht, djathë dhe vezë” me 17,1 %, “bukë dhe drithëra” me 16,7 %, “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 14,3 %, “mish” me 7,8 %, “zarzavate përfshirë patatet” u rritën me 5,2 %.

Ndryshimet vjetore të Indeksit të Çmimeve të Konsumit
Ndryshimet mujore të grupeve kryesore

Krahasuar me muajin mars 2022, çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” u rritën me 2,7 %, pasuar nga grupet “Transporti” me 2,3 %, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,1 %, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 0,8 %.

Grupi “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,5 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” dhe “Komunikimi ”me 0,3 % secili, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,2 %.

Ndërsa grupi “Pije alkoolike dhe duhan” shënoi një ulje me 0,5 %, pasuar nga “Veshje dhe këpucë” me 0,1 %.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore