Sport

Incidente gjatë “klasikes”: Policia procedon 3 shtetas


Pas përfundimit të klasikes së futbollit shqiptar mes Tiranës dhe Vllaznisë, Policia ka bërë të mundur procedimin penal të tre shtetasve.

Kjo, për shkak se ushtruan veprime të dhunshme gjatë dhe pas ndeshjes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1, bënë identifikimin, shoqërimin dhe proceduan penalisht shtetasit.

Këta të fundit, sipas njoftimit, hodhën flakadanë në fushë gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes.

Nga shërbimet e Policisë u proceduan penalisht shtetasit A. F., 26 vjeç, B. K., 33 vjeç dhe E. S., 26 vjeç.

Ata janë proceduar për kryerjen e veprimeve të kundraligjshme duke ndezur flakadanë, hedhur lëndë piroteknike në fushë dhe thyer stola.

Ndërtimi i ngjarjes

Në pushimin e pjesës së parë të sfidës, u regjistrua dhe incidenti në shkallët e stadiumit.

Tifozët miq të pranishëm në “Air Albania”, u bënë protagonistë duke thyer stolat dhe më pas duke i flakur në fushë.

Por, fillimisht ishin disa tifozë bardheblu që hapën fikëset e zjarrit në drejtim të sektorit mik.

Kujtojmë se kjo sfidë ndiqej nga inspektorët e UEFA-s, pasi finalja e Conference League për këtë sezon do të luhet pikërisht në “Air Albania”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore