Art&dizajn

Inagurohet Qendra e Kulturës “Hasan Prishtina” në Vushtri


Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, kryetari i Kuvendit Komunal të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, dhe kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Nasuf Aliu, kanë prerë shiritin e objektit të ri të Qendrës së Kulturës “Hasan Prishtina”, në qytetin e Vushtrrisë.

Hoti uroi kryetarin Tahiri dhe artistët e Vushtrrisë për objektin e ri të kulturës.

Ai u shpreh se Qendra e re e Kulturës do të ndikojë në organizimin më të mirë të jetës kulturore dhe artistike në qytetin e traditës dhe mikpritjes.

Edhe Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, e cilësoi objektin e ri një pasuri e shtuar qytetit të Vushtrrisë.

“Vushtrria e pasur me organizime të shumta, Takimin e Poeteshave, monumente të Trashëgimisë Kulturore që bartin vlera arkitektonike dhe përbëjnë thesarin e trashëgimisë kulturore jo vetëm në Vushtrri, por në gjithë Kosovën”, u shpreh ajo./AlbanianPost.com

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore