Lajme

“Imazhet Historike” – Dokumentar për ditën e Pavarësisë


Ilustrim

Dokumentari i quajtur “Imazhet Historike” paraqet prapaskenat e pavarësisë së Kosovës – përcjelljen maratonike të televizionit Klan të Shqipërisë, si televizioni i vetëm që kishte përcjellë ngjarjen në tonalitetin e saj në atë kohë.

Si u bënë xhirimet autentike nga gazetari Blendi Fevziu pak minuta para se kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi ta shpallte pavarësinë?

Si u bë që vendosën të bënin transmetim maratonik për më shumë se 70 orë, para, gjatë dhe pas shpalljes së pavarësisë?

Çfarë kishin planifikuar të bënin më shumë, por përse nuk ia arritën?

Dokumentari i punuar nga Albanian Post paraqet edhe përjetimet e asaj dite të ish-kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore