Libra

Imazhe të rralla, numri i parë i gazetës “Rilindja”


Këto janë disa imazhe që paraqesin numrin e parë të gazetës “Rilindja”, të publikuara në rrjetin social Instagram nga bibloteka digjitiale, “Bibliotekaria”, transmeton Albanian Post.

Në këtë numër startues, artikulli i parë fton lexuesit për “t’iu përvishur punës”, ndërsa nuk kanë munguar as shkrime kushtuar grave “Edhe gruaja jonë hec drejt përparimit”.

Kjo gazetë për herë të parë ka dalë më 12 shkurt 1945 në Prizren dhe është gazeta e parë në gjuhën shqipe në ish Jugosllavi.

Gazeta u shtyp në Shtypshkronjën Shtetërore në Prizren që nga numri 1 deri në 60-të.

Numri 61 i gazetës u kompletua dhe u shtyp në Prishtinë në Shtypshkronjën Krahinore të Frontit Popullor.

Në fillim ishte e përjavshme vetëm me katër faqe deri më 27 qershor 1948, kur edhe filloi të dale dy here në javë, të dielave dhe të enjteve.

Pastaj, nga nëntori i vitit 1958 nis të dalë si gazetë e përditshme në përjashtim të ditës së premte.

Ndërsa, që nga viti 1964 del çdo ditë standard në 20 faqe, ndërsa të shtunave dhe gjatë festave 24-32 faqe.

Me 5 shtator 1990, nga pushtetit serb u ndalua botimi i saj, e pas hyrjes së forcave të NATO-s, më 12 qershor 1999 ajo del përsëri, por këtë herë me faqe të shtuara dhe një pjesë e tyre me ngjyra.

Gazeta “Rilindja” ishte padyshim gazeta më e shitur në trojet shqiptare. Tirazhi maksimal ka arritur gjatë festave të Vitit të Ri, deri në 234.000 ekzemplarë.

Gazeta “Rilindja” ka pushuar së botuari që nga viti 2009.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore