Sport

Imami: Do dalim me tri pikë përballë Tiranës


Eni Imami, ish-mbrojtësi i Tiranës, që aktualisht luan te Vllaznia, ka folur për mediat përpara ndeshjes me bardheblutë. Mbrojtësi ka theksuar se skuadra kuqeblu do t’i tregojë vlerat e saj në këtë ndeshje, duke dalë me tri pikë.

“Të them të drejtën jemi zhgënjyer pak nga barazimi me Skënderbeun, prisnim fitore. Por, gjithsesi, këto janë gjëra që ndodhin në sport. Kemi fituar ndeshje, të cilat njerëzve nuk jua merrte mendja se do e bënim dhe kemi lënë pikë aty ku s’duhet. Gjithsesi kam besim se jemi në pozicion të mirë për të pritur Tiranën nesër dhe do të dalim me tri pikë”.

“U bë e disata ndeshje që po luaj kundër ‘Tironës’ dhe kisha pak emocion ndeshjen e parë kundër Skënderbeut, por tani kanë ikur dhe jo, nuk kam emocione. Sigurisht është kënaqësi, por vetëm aq”.

Në vijim, Imami foli edhe për atmosferën në Shkodër, nëse do të dëshironte të shënonte gol përballë Tiranës dhe në rast fitoreje, a do t’i çonte kjo drejt titullit kampion.

“Ka ndikuar edhe pak për keq, sepse të them të drejtën na shpallën kampionë para kohe dhe na dha njëfarë vetëkënaqësie ne futbollistëve dhe them se prandaj është kjo rënia kështu. Veç kësaj pjese, njerëzit këtu janë të mrekullueshëm dhe e dashurojnë me të vërtetë sportin. Përgatitjet e pragndeshjes në stadiumin me banderolë kanë qenë shumë të bukura”.

“Të gjithë e duan, do ishte perfekte, por le të shënojë kush të dojë, mjafton që të marrim fitoren se do ishte perfekte”.

“Unë kam thënë edhe kur kemi qenë nëntë pikë para se kampionati është i gjatë dhe i vështirë. Një fitore nesër na jep besim dhe moral, por që të thuash se na shpall kampionë, nuk e them dot”.

 

Gjithashtu mbrojtësi u pyet edhe për aleancat që bëhen në kampionatin shqiptar, si dhe rreth pretendimeve të Tiranës për këtë sezon.

“Unë nuk e di nëse janë bërë aleanca këtë vit në kampionatin shqiptar. Ne do të bëjmë punën tonë dhe çfarë të jetë më pas”.

“Unë kam qenë dy vjet pjesë e Tiranës dhe e di që pretendimet e tyre do jenë deri në javën e fundit të kampionatit. Duke ditur këtë gjë kam vlerësimin maksimal si unë dhe stafi për Tiranën”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore