Lajme

Ilir Peci betohet si kryetar i ri i Zveçanit


Ilir Peci

Ilir Peci nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, të enjten në një ceremoni solemne është betuar si kryetar i ri i Komunës së Zveçanit.

Betimi i kryetarit të ri të Zveçanit ka ndodhur në ndërtesën e shkollën fillore “Isa Boletini” në fshatin Boletin të kësaj komune.

“Unë, Ilir Peci betohem ose deklaroj solemnisht që do t’i kryejë detyrat e mia dhe do t’i ushtroj kompetencat e mia si kryetar i komunës së Zveçanit me nder, besnikëri, në mënyrë të paanshme, me ndërgjegje dhe në pajtim me ligjin në mënyrë që t’i sigurojmë kushtet për një jetë të qetë”, ka deklaruar Peci.

Përveç kryetarit Peci, në këtë seancë janë betuar edhe asamblistët e kësaj komune.

Peci, pas ceremonisë së betimit ka konfirmuar të enjten se do ta ushtrojë detyrën si udhëheqës i Komunës nga objekti i zyrës së komuniteteve që gjendet në fshatin Lipë.

“Detyrën do ta ushtroj nga zyra e komuniteteve në fshatin Lipë. Nuk është çështje që varet prej meje se kur do të kthehemi në objektin komunal. Qeveria qysh vendos, ne bëjmë”, ka thënë ai.

Sipas Pecit, për momentin nuk po diskutohet kthimi në objektiv komunal. “Por jemi në bisedime”, ka shtuar ai, të cilit fillimisht iu pengua fjalimi pranë varrit të heroit Isa Boletini, por më pas u lejua të paraqitej para mediave.

Ndryshe pak minuta më parë betimin solemn si kryetari i Zubin Potokut e ka bërë edhe Izmir Zeqiri.

Flamuri i Kosovës dhe ai i Shqipërisë të vendosur në objektin ku do betohet kryetari i Zubin Potokut – Zeqiri për AP: Aty kanë qenë gjithmonë

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore