Sport

Ilir Daja flet pas fitores me Kastriotin


Ilir Daja, tekniku i Partizanit ka folur për Superport pas fitores 3-1 në kampionat, që Demat fituan kundër Kastriotit.

E rëndësishmja për Dajen është që ekipi po vazhdon ecurinë puzitive të rezultateve dhe që sulmuesit shën

“Unë do të thoja që na gëzon fakti që morëm 3 pikët  dhe vazhdojmë ecurinë e rezultateve pozitive. Nëse do bëjmë një krahasim me ndeshjen e një jave më parë, kishim disa probleme. Nëse lojtarët dalin nga detyrat e tyre, jam unë përgjegjësi”, tha Daja.

“Na kënaq fitorja, por duhet të kemi përqendrim. Këto ndeshjet e fundit nuk është mirë t’i fillosh në disavantazh. Do analizojmë se çfarë kemi bërë mirë dhe çfarë jo nga kjo ndeshje”.

“Përveç shënimit të golave, e rëndësishme është që shënuan 2 nga lojtarët e sulmit. Duhet komplimentuar edhe goli i Hakajt, bëri një goditje shumë të shpejtë, që ndoshta rrallë i përdor”.

“E dinim që Kastrioti do luante me dy mënyra. Ose me presing lart, ose presing poshtë. Lojtarët nuk kanë mungesë motivimi, por është mungesë përqendrimi mendoj unë, ndryshe nga ndeshja me Bylisin”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore