Shqipëria

ILD kërkon shkarkimin e prokurorit të Krujës


Inspektorati i Lartë i Drejtësisë (ILD) ka kërkuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP), shkarkimin nga detyra të prokurorit të Krujës, Bujar Memia.

Kërkesa është bërë të hënën më 5 mars. Sipas ILD-së prokurori ka ndërmarrë veprime/mosveprime të cilat kanë të bëjnë me mospërmbushjen e pajustifikuar e funksioneve gjatë dhe pas gjykimit.

Në kërkesën zyrtare, inspektori i Lartë të Drejtësisë Artur Metani, ka paraqitur para KLP-së ka parashtruar kërkesën për fillimin e procedimit disiplinor ndaj magjistratit Bujar Memia me detyrë Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë.

Memia ka qënë prokurori i çështjes së lirimit të Hekuran Billës, të vrarë në 11 qershor në komunën e Parisit.

Ai ishte dënuar në mungesë, me burgim të përjetshëm ne Angli për vrasjen e një 22 vjeçari dhe plagosjen e rëndë të dy të tjerëve, në 2006. Ai u arrestua në Shqipëri në nëntor të 2007, ndërsa nuk dihet se si ka arritur të kalojë kufirin.

Sipas ILD-së, ushtrimi i pa rregullt i detyrës nga ana e magjistratit ka sjellë pasoja për dhënien e drejtësisë, cenimin  e prestigjit të gjykatës dhe humbjen e besimit ndaj tij.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore