Sport

Ilaix Moriba, tre klube të mëdha kërkojnë shërbimet e talentit të Barçës


Talenti i Barcelona-s, Ilaix Moriba, dëshiron largimin nga Barcelona, pasi refuzoi nënshkrimin e kontratës së re me klubin blaugrana.

Pas 18-vjeçarit janë vënë Juventus-i, Manchester City dhe Real Madrid-i.

Mesfushorit i ka mbetur vetëm një vit në “Camp Nou” dhe pas rreth 11 muajsh do të jetë transferim i lirë.

Qendërmesfushori i kërkon klubit një pagë prej 6 milionë eurosh në sezon për të nënshkruar kontratën e re, ndërsa klubi është ndalur në 2 milionë euro.

Diferenca është e madhe dhe, duke parë vështirësitë që po has Barça në këtë drejtim, nuk duket e largët dita që mesfushori të largohet.

Por, nëse Moriba largohet, për Barcelona-n do të thotë humbje edhe në aspektin financiar.

Lojtari nga Guinea, por i natyralizuar në spanjoll, vlerësohet rreth 25 milionë euro.

Në sezonin e kaluar, ai u paraqit në 29 ndeshje me fanellën e Barcelona-s në të gjitha kompeticionet, sigurisht  jo me minuta të plota.

Dy gola dhe katër asiste mbanin emrin e Moriba-s në 1 mijë e 558 minuta lojë, çka përbëjnë diçka më shumë se 17 ndeshje të plota.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore