Shqipëria

IGJEUM: Buna i rikthehet normalizimit më 14 janar


Tërheqja e ujit në shtratin natyral të lumit Buna, parashikohet të ndodhë në datën 14 janar. Kjo sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM). Lumi Vjosa pritet të ketë një rritje nga prurjet që vijnë nga jashtë territorit. Ato do të mbeten brenda kuotave maksimale të argjinaturave.

Instituti bëri me dije se nivelet e ujërave të lumenjve “Drin” dhe “Buna” do të vazhdojnë të jenë të larta. Problemet e përmbytjeve do të jenë lokale.

“Lumenjtë do të vazhdojnë të kenë nivele të larta, por nuk priten probleme të shtuara nga përmbytjet”, shkruan IGJEUM.

Për sa i përket reshjeve, priten reshje të dobëta në të gjitha qarqet e vendit. Në qarkun e Vlorës reshjet do të arrijnë lokalisht në nivel mesatar. Në verilindje dhe juglindje të vendit, në lartësitë mbi 400 metra reshjet do të jenë në formë bore./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore