Lajme

IDK: “Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese – baza – e hartimit të statutit të Asociacionit”.


Mitrovica e veriut

Që nga arritja e marrëveshjes mbi për trasimin e rrugës drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, në takimin e mbajtur në Ohër më 18 mars të këtij viti, procesi i dialogut është futur në një periudhë dinamike të zhvillimeve dhe angazhimit të palëve, ka konstatuar Instituti Demokratik i Kosovës.

IKD e vlerëson si tejet të rëndësishme “gatishmërinë e palëve për të lëvizur përpara drejt normalizimit të marrëdhënieve pas dakordimit për Deklaratën për të pagjeturit dhe zbatimin e marrëveshjes lidhur me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe”, thuhet në njoftimin për medie të institutit.

Si derivati më kryesor i dialogut, statuti i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, “KDI e konsideron të papranueshëm çdo model të prezantuar në dialog që bie në kundërshtim me Kushtetutën dhe që është në shpërputhje me udhëzimet e Aktgjykimit përkatës të Gjykatës Kushtetuese”.

“Ne rikujtojmë që Kosova në vazhdimësi ka marrë garanci nga faktorët ndërkombëtarë, në veçanti nga përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që Asociacioni do të jetë në pajtim të plotë me Kushtetutën e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Pas propozimeve mbi draft-statutin dhe diskutimeve mbi rregullimet alternative të Asociacionit, IKD i rikujton Qeverisë së Kosovës që të gjitha veprimet për themelimin e Asociacionit të kenë për bazë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, si dhe zbatimin e parimit të kushtetutshmërisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore