Shqipëria

Identifikohet grabitësi i institucionit financiar në Tiranë


Policia e Tiranës ka identifikuar më 26 janar autorin e grabitjes së filialit të institucionit financiar “Kredo.al”. Ai është 21-vjeçari me iniciale K.Ç. Ky shtetas është shpallur në kërkim.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi në rrugën “Bardhyl” në Tiranë, më datë 23 Janar 2021. Nga hetimet rezulton se i riu ka vjedhur edhe një farmaci në bulevardin “Zhan D’ark”, pak ditë më parë, më 21 janar 2021.

21-vjeçari mori një shumë parash dhe u largua me vrap. Policia po punon për kapjen dhe arrestimin e këtij shtetasi./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore