Sport

Ideja e Superligës më gjallë se asnjëherë më parë, propozohet projekti i ri


Në muajin prill, propozimi dhe zyrtarizimi i një ligë të re të futbollit, e ktheu botën e këtij sporti në anën tjetër.

Në 48 orët që ky projekt ishte “gjallë”, ndodhi gjithçka.

Bëhet fjalë për projektin e Superligës, i cilli mblodhi 12 skuadra elitare Evropiane së bashku për të krijuar, sipas tyre, “epokën e re të futbollit”.

Por, protestat masive nga tifozët e skuadrave krijuese të Superligës, i ndryshuan dhe i ndaluan të gjitha, duke e sjellë botën e futbollit në normalitet pas 48 orësh.

Gjithsesi, edhe pse nëntë nga 12 klube u tërhoqën nga ky projekt, tre mbetën, për t’u futur në luftë të thellë me institucionin më të lartë të futbollit Evropian, UEFA-në.

Bëhet fjalë për Real Madrid-in, Barcelonën dhe Juventus-in, të tre këto skuadra, kanë arritur që çështjen ta dërgojnë në Gjykatën Evropianë të Drejtësisë.

Ditëve të fundit, pas një vendimi nga Gjykata e Madrid-it, UEFA vendosi që të heq dorë nga të gjitha sanksionet që ishin ngritur mbi klubet pjesëmarrëse në këtë projekt.

Kjo, dhe vendimet ligjore të bazuara mbi të drejtat kompetitive të organizimit të bashkët të “Organizimit në grup”, i jepin shpresë dhe besim klubeve të Superligës, që Gjyakat Evropiane e Drejtësisë të vendos në favor të tyrin.

Në përgatitje të kësaj, krijuesit e Superligës kanë krijuar një projekt të ri që do t’i mbledhë të gjithë tifozët së bashku.

Ndryshe nga më parë, liga nuk do të jetë e mbyllur.

Sikurse për UEFA Champions League, edhe në Superligë klubet do të kualifikohen në bazë të meritës, në bazë të asaj që arrijnë në ligat e tyre përkatëse.

Superliga e re nuk do të ketë asnjë skuadër që e ka vendin e garantuar.

Por, kjo nuk do të jetë e vetmja.

Superliga do të organizojë edhe një ligë të dytë, që po ashtu do të ketë 20 skuadra që do të kualifikohen në mënyrë direkte nga ligat e tyre.

Organizuesit e Superligës mendojnë që tani ata do të kenë edhe pajtimin e tifozëve, pasi UEFA ngadalë po e shkatërron futbollin, me pretekstin se po e shpëton atë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore