Sport

Icardi ka filluar kërkimet për një ambient të ri


Mauro Icardi nuk është më i pëlqyer në Paris. Klubi nga kryeqyteti, PSG dëshiron ta largojë lojtarin dhe t’i gjejë një sistemim të ri.

Ditën e enjte ishte Kylian Mbappe, që turbulloi jo pak ujërat në kampin parizien, pas deklaratës së tij. Ndërsa të premten i ka ardhur radha Icardi-t që të jetë në qendër të vëmendjes.

Argjentinasi është autori i 27 golave dhe 10 asisteve në 53 ndeshje me PSG-në. 28-vjeçari e ka humbur vlerësimin që kishin për të në Paris dhe vendin në formacion ja ka marrë, Moise Kean-i.

Më herët La Gazzetta dello Sport ka konfirmuar se Parisi ishte gati ta largonte në huazim Icardi-n dhe Roma ishte e gatshme ta afronte, por që nuk u finalizua si marrëveshje.

Aktualisht është dhe vetë lojtari që po kërkon largimin, pasi dëshiron të luaj mv shumë. Për PSG-në do të ishte lehtësi largimi i Icardi-t, pasi ai merrë 800 mijë euro në muaj, jo pak për një periudhë të tillë, ku pandemia ka goditur financat e çdo klubi.

Manchester United-i është i interesuar për të marrë shërbimet e argjentinasit, që shihet si zëvendësuesi i Edinson Cavani-t. Uruguajani pritet të largohet në fundin e këtij sezoni. PSG do e linte Icardi-n të largohej në formën e huazimit ose të shitej përfundimisht për 50 milionë euro.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore