Futboll

Icardi, fotoja misterioze që alarmoi rrjetet sociale


Mauro Icardi shqetëson rrjetet sociale. Në një postim në Instagram, që shpejt u bë publik në internet, ai duket i shtrirë në shtrat me një pajisje terapie oksigjeni. Tifozët kanë frikë nga coronavirus, megjithëse zyrtarisht thuhet se bëhet fjalë për një gastroenteroit.

Midis hipotezave të ndryshme të shqyrtuara, ekzistonte gjithashtu mundësia që ish-sulmuesi i Inter-it thjesht kishte nevojë për ndihmë të frymëmarrjes për shkak të një dhimbje të rëndë të shkaktuar nga gastroenteroiti i tij, por duke gërmuar më thellë, del një tjetër e vërtetë:

Ishte 21 gusht i vitit të kaluar, pikërisht në kohën kur PSG [Paris Saint-Germain] po përgatitej të luante finalen e Ligës së Kampionëve [që e humbi kundër Bayern Munich], një foto në Instagram tregonte brazilianin Neymar, shok i ekipit të Icardi-t në PSG, në shtrat me një maskë terapie oksigjeni; një metodë që futbollistët e klubit francez duket se e përdorin si një zakon për t’u rikuperuar nga lodhja e ndeshjeve të ndryshme të luajtura.  Por për t’i qetësuar tifozët mendon Wanda Nara, gruaja e Mauro Icardi-t, e cila publikon një foto të darkës, në të njëjtin rrjet social, ku shkruan: “Ushqim i thjeshtë dhe i shëndetshëm, eja të hash thesar”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore