Sport

Ibrahimoviç shpenzon 3 milionë euro për të blerë një pyll dhe një liqen


Zlatan Ibrahimoviç po kalon një moment shumë të mirë me Milan-in. Momentalisht 39-vjeçari, po kalon fazën e rikuperimit në Suedi, pranë familjes së tij. Duket se kjo fazë rikuperimi ka qenë shtysë për Ibrahimoviç, që të investojë në blerjen e një pylli, se bashku me një liqen, transmeton Albanian Post për italianen Gazzetta dello Sport.

Aktualisht, gjigandi suedez është duke u stërvitur me ekipin e Hammarby IF, klub të cilit i zotëron edhe 25% të aksioneve. Ndërkohë që ka menduar të shtoj pasurinë e patundëshme.

Ibrahimoviç ka shpenzuar rreth 3 milionë euro për ta blerë pyllin, me një sipërfaqe prej 1 mijë hektarësh. Pylli gjendet në zonën e Are, të provincës së Jamtland, një zonë kufitare malore, midis Suedisë dhe Norvegjisë.

Zona gjithashtu në Suedi njihet edhe si një nga zonat më të preferuara të familjes mbretërore.

Sipas medias vendase, Oestersund Posten, më herët Ibrahimoviç, në këtë zonë kishte blerë edhe një vilë, gjatë kohës kur luante në SHBA, me Los Angeles Galaxy.

Territori ku shtrihet pylli, ka në brendësi edhe një liqen. Zona është krejtësisht natyrore dhe nuk e njeh ndotjen. Ibrahimoviç ka leje që të zhvillojë pasionet e tij tashmë, gjuetin, peshkimin dhe sportet e ndryshme dimërore./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore