Sport

Ibrahimoviç ngre akuza se po i përdorin imazhin pa lejen e tij


Sulmuesi suedez i Milanit, Zlatan Ibrahimoviç, nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, ka ngritur akuza për përodrimin e imazhit të tij, pa leje, nga kompania e vidiolojërave EA SPORTS FIFA, me qëllime përfitimi, postim i cili ka gjetur edhe mbështetjen e menjëherëshme të yllit të Tottenham-it, Greth Bale.

Ibrahimoviç shkruan; “Kush i dha leje EA SPORTS FIFA të përdorë emrin dhe fytyrën time? Fifpro? Unë nuk jam në djeni të jem anëtarë i Fifpro-s dhe në qoftë se jam, jam futur pa dijeninë time, në një mënyrë të çuditëshme. Dhe për siguri, unë kurrë nuk kam lejuar që FIFA ose Fifpro të bëjnë para duke më përdorur mua. Dikush po përfiton me emrin dhe fytyrën time, pa ndonjë marrëveshje, gjithë këto vite.

Koha për të hetuar”

Por, të shohim se çfarë është EA SPORTS FIFA dhe FIFPro dhe si i përdorin emrat dhe imazhet e futbollistëve.

EA SPORTS FIFA është një seri e përvitëshme vidiolojrash me futboll, që daton që nga viti 1993, duke përmbajtur kampionatet më të forta të futbollit nga çdo kontinent dhe aktualisht gjendet në 18 gjuhë të ndryshme dhe numëron 282.4 milion kopje të shitura deri në vitin 2019.

Ndërsa, FIFPro është Federata Ndërkombëtare e Futbollistëve Profesionist, e krijuar më 15 dhjetor të 1965-ës me seli në Holand. Përbëhet nga 63 shoqata anëtare me të drejta të plota, një anëtar special, tre kandidatë dhe gjashtë vëzhgues (Shqipëria dhe Kosova nuk bëjnë pjesë në asnjërën prej tyre), si dhe ka rreth 65 000 futbollist si pjesë të saj, mes tyre Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.

Duke qenë se FIFPro ka në përbërje shumë shoqata futbolli nga mbarë bota, të dyja bashkëpunojnë që të përfshihen sa më shumë liga dhe lojtar në këtë vidiolojë, duke qënë se është dhe shumë popullore në mbarë globin.

Në botën e vidiolojrave janë dy kompani të mëdha që operojnë në tregun futbollistik, njëra është EA SPORTS FIFA dhe tjetra është KONAMI  Pro Evolution Soccer, dy kompani rivale, që bashkëpunojnë me Sony Play Station dhe Xbox, për tu luajtur si lojëra në kompiuterat që këto të fundit prodhojnë.

Të dyja, si EA SPORTS FIFA dhe si KONAMI Pro Evolution Soccer, funksionojnë mbi bazën e licensimit të ekipeve dhe në momentin që një ekip u jep të drejten këtyre kompanive, automatikisht kompania, që në rastin në fjalë, EA SPORTS FIFA, ka lidhur marrëveshje me Milanin, ka të drejtë të përdori emrin, logon, fanellat, lojtarët, stadiumin dhe terrenet e tjera sportive të Milanit, deri në përfundimin e kontratës së licensimit. Ndërsa, në rastin e Gareth Bale, EA SPORTS FIFA ka blerë të drejtën e përdorimit të imazhit nga Premier Liga Angleze, ndaj edhe mund ta përdori emrin dhe figurën e tij.

Pra, me pak fjalë EA SPORTS FIFA, paguan kryesisht ligën ose ekipin, për ti patur pjesë të lojës së saj, ndërsa lojtarët mund të paguhen vetëm kur përfshihen si imazhi i parë në koverin e lojës ose në çështjet e marketingut.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore