Sport

Ibrahimoviç-i kuq e zi deri në 2022


Zlatan Ibrahimoviç-i ka rinovuar me Milan-in deri në qershor të 2022, raporton gazetari italian Fabrizio Romano.

Ibra me kontratën aktuale është pjesë e Milan-it deri në verën e këtij viti. Por, me zyrtarizmin e kontratës së re që pritet të bëhet së shpejti, ai do te mbetet te kuqezinjtë edhe për të paktën një vit tjetër.

Në sezonin aktual sulmuesi suedez është paraqitur në 25 ndeshje, ku ka shënuar 17 gola dhe ka asistuar tre herë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore