Sport

Ibrahimovic do të qëndrojë te Milan-i edhe për një vit


Zlatan Ibrahimovic do të qëndrojë te Milan-i deri në verën e vitit 2023.

Kështu të paktën kanë konfirmuar mediat italiane, ku thuhet se Ibra shumë shpejtë do të firmosë kontratën me kuqezinjtë.

Pra, gjiganti suedez do t’i mbush gati se 42 vjet deri në fundin e kontratës me kampionët e Italisë.

Në marrëveshjen e re që do të nënshkruhet, thuhet se Ibra do të përfitojë një pagë shumë më të ulët sesa ajo që kishte në dy sezonet e fundit.

40 vjeçari ka pësuar një dëmtim në gju në fundin e sezonit të kaluar, lëndim i cili do ta mbajë jashtë fushave për një periudhë prej 6 deri në 7 muaj.

Pra, Ibra pritet të startojë sezonin e ri me Milan-it në fundin e vitit 2022.

Kujtojmë që shtatëlarti në sezonin e fundit, kur kuqezinjtë fituan titullin e Serie A, luajti 27 ndeshje duke shënuar tetë gola dhe tri asistime.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore