Shqipëria

Ibrahimaj: Buxhet historik, kemi dy objektiva kryesore, ulim edhe borxhin


Zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik dhe mbështetja e atyre në nevojë.

Këto janë dy objektivat kryesore mbi buxhetin e vitit 2022 sipas ministres së Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, e cila bëri një prezantim të projketbuxhetit, që po diskutohet për miratim në Kuvendin e Shqipërisë.

Ministrja ka theksuar se ky është buxheti “më i madh në historinë e Shqipërisë”.

Borxhi publik, sipas saj, do të ulet në vlerën e 78.6%. Ndërsa, papunësia do të kthehet në njëshifrore brenda dy vjetëve.

“Përballuam me sukses dy sfida të mëdha”, tha Ibrahimaj nga foltorja e Kuvendit, më 15 nëntor. “Në gjashtëmujorin e parë, rritja ekonomike ka qenë në 11.6%. Nëpërmjet këtij buxheti, synojmë përmirësimin e treguesve”.

Po ashtu, në bazë të asaj çfarë ka theksuar ministrja, do të ketë rritje për të ardhurat e çdo qytetari.

“Çdo krizë shfaq një mundësi. Kemi zhvilluar sektorin e digjitalizimit. Tregun e punës do ta orientojmë drejt tij, për të punësuar të rinjtë”.

Disa prioritete lidhen me këtë buxhet. Në vëmendje është mbështetja e shtresave në nevojë. Po ashtu, digjitalizimi apo i investimeve kyçe.

Rritja ekonomike për dy vitet e ardhshme pritet të jetë në mbi 4% për secilin vit. Ndërsa për vitin 2021, rritja ka qenë në 7.6%.

Kjo ringritje nga pandemia, sipas Ibrahimajt, i ka lejuar Qeverisë të mbështesë qytetarët në mënyrë të drejtpërdrejtë, duke lehtësuar jetesën e tyre.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore