Futboll

Ibra-Kadabra nga Sanremo në Serie A dhe e kundërta


I ftuar në 70 vjetorin e Festivalit të Sanremo-s [2 – 6 mars], Zlatan Ibrahimovich ka shkaktuar thashetheme dhe ankth tek tifozët. Prezenca e tij në festival, përkon me kalendarin e kampionatit italian të Serie A-së, në të cilin Milan-i pret në shtëpi [San Siro] Udinese-n.

Por prezantuesi i festivalit, si dhe personazh i njohur i shoëbiz-it italian, Amedeo Sebastiani [Amadeus], ka qetësuar “ujërat e trazuar” duke u shprehur për La Gazetta Dello Sport:

“Qetësohuni, do të trainohet në bregdetin sanremez me shumë përkushtim madje. Lojtarët e mëdhenjë si ai dinë si të organizohen dhe të ruajnë disiplinën, gjithashtu kanë kontroll të jashtëzakonshëm, gjë që e reflektojnë në cilësinë e futbollit që luajnë”.

“Do të jetë i pranishëm për ndeshjen me Udinese-n e më pas, do kthehet që të vazhdojë me itinerarin tonë, mos u shqetësoni”, sqaroi Amadeus.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore