Lajme

I vetëm në “Ansamblin” e tij


Presidenti francez Emmanuel Macron ka humbur shumicën e tij në Asamblenë Kombëtare të Francës.

Kjo, pas një shfaqjeje të fortë në zgjedhjet legjislative të së dielës nga një aleancë e opozitës së majtë-të gjelbër dhe një rritje të vonë nga e djathta ekstreme.

Verdikti i zgjedhjeve parlamentare do të thotë se Macron do të duhet të bëjë marrëveshje me partitë e tjera në ansamble.

Presidentit francez i duhet të miratojë legjislacionin e pesë viteve të ardhshme. Por, ministrat e tij do të përballen me një udhëtim të turbullt përmes debateve parlamentare.

Partia Republikane, e cila konsiderohej si partneri më realist i koalicionit “Së bashku”, ka refuzuar të negociojë dhe planifikon të mbetet në opozitë.

Kështu deklaroi lideri i partisë Christian Jacob, duke iu referuar transmetuesit ‘TF1 Info’.

Rezultatet

Rezultatet përfundimtare nga ministria e brendshme franceze treguan se aleanca qendrore e Ansamblit (Së bashku) e Macron-it kishte fituar 245 ulëse në asamble.

Shumë më pak se 289 vende të nevojshme për shumicën e plotë që ai kishte gëzuar që nga viti 2017.

Aleanca e majtë-gjelbër e formuar nga politikani i ekstremit të majtë Jean-Luc Mélenchon – Unioni i Ri Ekologjik dhe Social Popullor (Nupes) – u mbështet nga shumë votues të rinj urbanë.

Ajo u manifestua si blloku kryesor i opozitës me 131 anëtarë në dhomën me 577 vende. .

Partia “Rassemblement National” e ekstremit të djathtë të Marine Le Pen ishte surpriza e madhe e natës duke fituar 89 vende – 10 herë më shumë nga zgjedhjet e mëparshme legjislative.

Konservatori ‘Les Républicains’ (Republikanët) dhe partnerët e tij fituan 74 ulëse.

Reagimet

Kryeministrja Élisabeth Borne deklaroi në një fjalim paszgjedhor se situata ishte “e paprecedentë” dhe përfaqësonte “një rrezik për vendin”.

Ministri i Financave Bruno Le Maire pranoi se rezultatet ishin “zhgënjyese”.

Ai u shpreh se qeveria do të duhej të ishte “imagjinative” për të zbatuar raundin e saj të ardhshëm të reformave.

Borne u zotua se qeveria do të nisë punën të hënën për të ndërtuar një shumicë të Asamblesë Kombëtare.

Kjo, duke përfshirë ndjekjen e synimeve të Macron-it për punësim të plotë dhe një “tranzicion ambicioz ekologjik”.

Mélenchon deklaroi para mbështetësve të tij se Macron kishte pësuar një “disfatë totale” dhe se aleanca e tij ishte fytyra e re e “ngritjeve të rebelimit dhe revolucionit” historik të Francës.

Nupes i Mélenchon – e cila përfshin partitë franceze socialiste, komuniste dhe të gjelbër, si dhe të majtën e tij ekstreme La France Insoumise – pritet të mbajë kryesimin e komitetit të financave të asamblesë pasi të zëvendësojë “Republikanët”.

Situata aktuale

Ansambli i Macron-it megjithatë fitoi më shumë vende se çdo parti tjetër, duke i kursyer atij një “bashkëjetesë” joproduktive.

Kjo, me një qeveri dhe kryeministër të imponuar nga një shumicë parlamentare armiqësore.

Si president i Republikës së Pestë, Macron ruan gjithashtu kontrollin mbi mbrojtjen kombëtare dhe politikën e jashtme.

Megjithatë, Macron dhe Borne do të duhet të krijojnë një marrëveshje koalicioni ose marrëveshje të përkohshme me partitë e tjera.

Në të përfshihet raundi tjetër i reformave ekonomike, duke përfshirë planin e presidentit për të thjeshtuar sistemin e kushtueshëm të pensioneve.

Apo për të rritur moshën zyrtare të pensionit në 65 nga 62 vjeç – një propozim që kundërshtohet ashpër nga e majta dhe nga sindikatat kryesore.

Në muajin prill, Macron mundi Le Pen në raundin e fundit të zgjedhjeve presidenciale, duke u bërë presidenti i parë në 20 vjet që fiton një mandat të dytë.

Macron ka përsëritur rekordin negativ që nga viti 2002 duke mos arritur të sigurojë një shumicë në Asamblenë Kombëtare pas rikonfirmimit si president.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore