Lajme

I tha se të kam vetëm shok, i riu nga Singapori e padit dhe kërkon 2.3 milionë dollarë


Një burrë në Singapor po kërkon më shumë se 2 milionë dollarë dëmshpërblim ligjor kundër një gruaje për të cilën ai tha se i shkaktoi trauma.

Kjo, pasi ajo nuk pranoi qëllimet e tij romantike dhe u shpreh se e shihte atë vetëm si mik.

Burri, i identifikuar si K. Kawhigan në dokumentet ligjore, pretendoi se refuzimi i gruas i shkaktoi atij  një “traumë të qëndrueshme”.

Padia, të cilën gruaja po e kundërshton, kërkon rreth 2.3 milionë dollarë dëmshpërblim.

Një çështje e veçantë e paraqitur nga Kawshigan në Gjykatën e Magjistraturës së Singaporit u pushua muajin e kaluar.

Padia ilustron një sfidë me të cilën përballen gratë në mbarë botën: që burrat ndonjëherë ndiejnë të drejtë për dashurinë e tyre.

Singapori renditet i 49-ti në raportin e Hendekut Gjinor të Forumit Ekonomik Botëror 2022, duke e bërë atë vendin me nivelin e dytë më të lartë të barazisë gjinore në Azi, pas Filipineve.

Japonia ka luftuar prej kohësh me pabarazinë e të ardhurave të bazuara në gjini dhe vetëm pëshpëritja e feminizmit në Korenë e Jugut mund të shkaktojë protesta të mprehta.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore