Sport

I mungojnë gishtat në duar por kualifikohet në Australia Open


Tenistja britanike, Francesca Jones, e mposht difektin gjenetik të gjymtyrëve. Ajo është kualifikuar për në ‘Australia Open’, që do të zhvillohet më tetë shkurt në Melbourne.

20 vjeçarja Jones, si pasojë e një anomalie gjenetike ka lindur me katër gishta në duar dhe këmbë. Madje vetëm me tre të tillë në këmbën e djathtë. E megjithatë ajo luan normalisht dhe këto ditë mori pjesë në kualifikueset e ‘Australian Open’ që u zhvillua në Dubai, ku mposhti rumunen Monica Niculescu, kroaten Jana Fett dhe kinezen Jia-Ling Lu. Ajo është numëri 241 në renditjen botërore. Tre të mundurat prej saj ishin shumë më mirë në renditjen botërore.

Më herët, tenistja britanike i është nënshtruar një serie ndërhyrjesh kirurgjikale dhe sporti për të dukej gjë e pamundur.

E kam thënë dhe më parë se në jetë kënaqësia më e madhe është të realiziosh atë që të tjerët thonë se s’mund ta realizosh. Mjekët më kanë thënë se nuk mund të luaja kurrë tenis. Kam një anomaly gjenetike të rrallë, por kjo nuk më ka kufizuar të realizoj atë që dua” – tha Jones pas kualifikimit./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore