I moshuari gjendet pa shenja jete në rrugën nacionale, dyshohet për arrest kardiak nga temperatura e lartë

SHFLETO
Vitjon Nina
18.06.2024 20:09
Loading Icons...

Një i moshuar 80-vjeçar është gjetur pa shenja jete në anë të rrugës nacionale Roskovec-Berat.

Viktima, i identifikuar si Abaz Metaj dyshohet se ka pësuar arrest kardiak për shkak të temperaturave të larta.

Policia ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen, ndërsa trupi i pajetë do i nënshtrohet ekzaminimeve në morgun e spitalit për të zbuluar shkakun e vdekjes.