Lajme

I dërguari i Xi Jinping sjell planin e tij sekret në Rusi


“Mendoni me qetësi”, “ndaloni ndezjen e flakëve”, “parandaloni që konflikti ukrainas të dalë jashtë kontrollit”.

Ministri i jashtëm kinez, Qin Gang ka siguruar këtë të martë se Kina do të vazhdojë të “shtyjë për dialog” dhe vë në dispozicion “urtësinë e saj për të gjetur një zgjidhje politike”.

“Zgjidhja politike”, në gjuhën e Pekinit, ka marrë një rëndësi të re që kur diplomati Wang Yi javën e kaluar njoftoi prezantimin e afërt të një propozimi nga Xi Jinping për ndalimin e konfliktit.

Presidenti kinez mund ta lëshojë atë në një fjalim apo dokument gjatë kësaj jave që shënon përvjetorin e parë të pushtimit rus (që Xi kurrë nuk e quajti pushtim).

Deri më tani, Kina nuk ka treguar një interes të qartë për të ndaluar menjëherë luftën.

Shkëmbimet tregtare kineze me Perëndimin vazhdojnë të lulëzojnë. Ata shënuan një rekord me Shtetet e Bashkuara në 2022, nafta ruse arrin në industritë kineze me një çmim të favorshëm, në sasi të mëdha.

Shumë politologë argumentojnë se ndërmjetësimi do të ishte gjithsesi i pamundur, sepse Pekini nuk është neutral, siç dëshmohet nga shpallja e “bashkëpunimit pa kufi” të 4 shkurtit 2022 midis miqve Xi dhe Putin.

Megjithatë, harrohet se traktati i armëpushimit në Luftën Koreane, në vitin 1953 mbante në qendër firmën e gjeneralit Peng Teh Huai, komandantit të Ushtrisë Vullnetare Popullore Kineze që kishte sulmuar për të marrë Seulin.

Prandaj, të qenit neutral nuk është gjithmonë e nevojshme për të bërë paqe ose për të marrë pjesë në një ndërmjetësim. Është e qartë se një negociatë për të sjellë Rusinë dhe Ukrainën në tryezë së bashku do të duhej të përfshinte Shtetet e Bashkuara.

Natyrisht, duhet konsideruar se Xi nuk ka folur asnjëherë me presidentin Zelensky deri më tani, ndërsa ai tashmë është takuar ose dëgjuar nga miku i tij Putin katër herë, pas 4 shkurtit 2022, ditës së “bashkëpunimit pa kufi”.

Problemi është nëse “idetë për një zgjidhje politike” të përmendura nga Wang Yi mund të jenë bazë për dialog. Diçka është kuptuar, si nga fjalët publike të të dërguarit kinez gjatë turneut të tij evropian, ashtu edhe nga pakujdesia e diplomatëve (anonimë) të BE-së dhe komentet e politikanëve.

Plani duhet të jetë në 12 ose 14 pika.

“Ne duhet t’u përmbahemi parimeve të integritetit territorial dhe sovranitetit”, tha Wang.

Ai shtoi se “duhet të garantojmë nevojat e sigurisë të të gjitha palëve”, duke hapur një pikëpyetje të madhe.

Gjithashtu është dhe armëpushimi dhe ndalimi i furnizimeve me armë (dihet se Perëndimi mbështet rezistencën ukrainase; ndërsa Pekini mohon se dëshiron të mbështesë rusët me “armë vdekjeprurëse”).

Sigurimi që të mos ketë sulme bërthamore ose sulme ndaj objekteve bërthamore civile dhe angazhimi për të mos përdorur armë biokimike janë dy pikat e tjera.

Kina “shumë e shqetësuar” për konfliktin në Ukrainë, bën thirrje për “promovimin e dialogut”

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore