Shqipëria

I dёnuar me 13 vite burg, ekstradohet nga Kroacia i riu nga Lushnja


Ёshtë ekstraduar nga Kroacia një 26-vjeçar, i dënuar për tentative vrasje. Sipas burimeve, bëhet fjalë për shtetasin Xhino Aliço, lindur në Lushnjë.

I riu akuzohet se në bashkëpunim me babain e tij, shtetasin A. Aliço, ka plagosur me thikë dhe sende të forta njё shtetas me iniciale J. S.

Ky i fundit thuhet tё ketё marrё dёmtime tё rёnda nё trup dhe nё kokё.

Ngjarja në ka ndodhur në 11 qershor të vitit 2016, në lagjen “Skënder Libohova”, në Lushnjë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë e ka dënuar shtetasin me 13 vjet e 6 muaj burg.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore