Lajme

Hyseni jep dorëheqje nga posti i deputetit, të enjten zyrtarizohet si kryetar i Gjilanit


Kryetari i ri i Gjilanit, Alban Hyseni

Kryetari i ri i Gjilanit, Alban Hyseni, ka dhënë dorëheqje nga posti i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, pasi këtë të enjte do ta bëjë betimin për marrjen e postit të kryetarit të komunës.

“Sot firmosa dokumentin e dorëheqjes nga pozita e deputetit. Ju faleminderit të gjithë kolegëve pa dallime partiake, për bashkëpunimin gjatë kësaj periudhe. Tani na presin detyra të reja dhe hapjen e një kapitulli të ri për Komunën e Gjilanit”, ka shkruar Hyseni në Facebook.

Ai ka fituar në balotazhin e 14 nëntorit ndaj Lutfi Hazirit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Hyseni ka marrë besimin e 21 mijë e 374 gjilanasve, duke e lënë pas kundër kandidatin e tij nga LDK, Lutfi Hazirin, për 859 vota më shumë.

Nga shumëkush fitorja e Hysenit u llogaritë si befasi, por për Albanin jo.

31 vjeçari pati thënë për Albanian Post se ende nuk kanë vendosur nëse do të bëjnë koalicion me ndonjë parti në nivel lokal.

Por, për ish-kryetarin e Gjilanit, Lufti Hazrin, Hyseni do ta kishte të pamundur ta fitonte Gjilanin, sikur të mos të bënte aleanca të fshehta.

Lufti Hazri

Një nga ta, ish rivali i vjetër politik i tij, Qemajl Mustafa.

“Ka qenë aleat prej fillimit me ish-kryetarin e Gjlanit, Qemajl Mustafën, natyrisht që i ka ndihmuar për t’i fituar zgjedhjet”, pati thënë Haziri për Albanian Post.

Përkundër humbjes, Haziri theksoi se nuk e ka ndërmend të tërhiqet nga politika.

“Natyrisht që do të merren me politikë dhe do ta bëjmë një analizë pse i kemi humbur zgjedhjet”.

Ky i fundit pas tetë vjetësh qeverisje në Gjilan u mposht nga Hyseni.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore