Sport

Hysaj pranë Milan-it


Kapiteni i Kombëtares shqiptare është pranë kalimit të Milan-i, në fundin e këtij sezoni. Shkodrani është në muajit e fundit të kontratës me Napoli-n dhe pritet të transferohet me kosto zero te kuqezinjtë.

Hysaj është pjesë e Napoli-t që nga sezoni 2015/16. Kohë kur u transferua nga Empoli, për shifrën e 5 milionë eurove. Mbrojtësi numëron 214 ndeshje me të kaltrit, nga ku ka shënuar një gol dhe ka dhuruar nëntë asiste.

Milan-i e kërkon Hysajn si zëvendësues të Davide Calabria-s. Po ashtu shkodrani përshtatet në dy krahët e mbrojtjes, çka e bënë një lojtar xhol për ekipin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore