Sport

Hysaj drejt Atletico Madrid-it


Elseid Hysaj ka kohë që është në radarët e Atletico Madrid-it, por duket se këtë verë do të mbyllet marrëveshja. Lojtari i Napoli-t pëlqehet nga Diego Simeone dhe mbi të gjitha përfundon kontratën me italianët dhe është lojtar i lirë në verë.

Sipas Mundo Deportivo colchoneros kanë riaktivizuar interesin e tyre për shqiptarin, që ata besojnë se do u zgjidhë problemet në krahun e djathtë të mbrojtjes.

Shkodrani është pjesë e Napoli-t që nga viti 2015 dhe nuk dëshiron të rinovojë kontratën që i përfundon në qershorin e 2021.

Në total me napolitanët ai ka luajtur 219 ndeshje, duke shënuar një gol dhe duke dhuruar 10 asiste. Kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë vlerësohet rreth 14 milionë euro nga Transfermarket-i dhe afrimi i tij te Atletico me parametra zero do ia kursente klubit këto para.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore