Auto

Hyundai, rritje shitjesh në vitin 2021


Hyundai Motor Co dhe bashkëpunëtori i tij KIA Motors Corp, parashikojnë që shitjet e kombinuara globale të automjeteve do të kapërcejnë kufirin 11.5% në vitin 2021.

Automative News, bën me dije se synimi i dy kompanive prodhuese të automjeteve, Hyndai dhe KIA, vjen pas rënies me 12 % të shitjeve për shkak të pandemisë.

Mirëpo, avantazh i kompanive është nxjerrja në shitje e makinave elektrike në momentin kur prodhuesit e tjerë të automjeteve u tërhoqën nga objektivat e parashikuar.

Kevin Yoo, analist në eBEST Investment & Securities thotë për Automative News se konkurrenca për makinat elektrike sa vjen e rritet.

Sipas analistëve, Kona Electric i Hyndai-t, ka qenë shtysë për prodhuesin e automjeteve. Meqënëse shitjet kanë rezultuar të qëndrueshme, objektivi i Hyndai-t konsiderohet realist./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore