Auto

Hyundai dhe Apple në partneritet


Në muajin mars, Hyundai Motor Co dhe Apple Inc, planifikojnë të nënshkruajnë një marrëveshje partneriteti për automjetet elektrike autonome.

Agjencia koreane e lajmeve, Korean IT News, pasoi një deklaratë të Hyundai-t i cili deklaronte se ka qenë në bisedime të hershme me Apple. Madje, pritej që prodhimi i automjeteve elektrike autonome të niste në vitin 2024 në SHBA.

Hyundai ka shtuar se ka marrë kërkesa bashkëpunimi nga kompani të ndryshme lidhur me realizimin e makinave elektrike autonome. Nga ana tjetër, Apple, nuk ka bërë publik asnjë koment të menjëhershëm lidhur me partneritetin Hyundai-Apple.

Automative News, agjensi e lajmeve dedikuar automjeteve, dallon se agjencia koreane e lajmeve ka publikuar një artikull të mëparshëm ku përfshiheshin detaje rreth vendit, kapaciteteve të prodhimit dhe afateve kohore për nënshkrimin e marrëveshjes dhe nisjen e prodhimit, mirëpo e ka fshirë./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore