Gatimi

Hurmat të lidhura me muajin e Ramazanit


Hurmat janë ndër frutat më të shëndetshëm për njeriun. Ky frut është më shumë i përdorur në botën arabe, duke qene përbërës kryesor në ushqime.

Besimtarët myslimanë e kanë ushqim të pandarë, simbol i thyerjes së agjërimit.

Ndihmon në anemi, hipertension, kolesterol të lartë, diarre, madje edhe kancer. Fryti që shoqëron ushqimet arabe është aq e rëndësishme saqë është quajtur “buka e shkretëtirës” dhe në Greqinë e lashtë ishte e njohur si “fryt i perëndive”.

Ajo rritet në oazat e shkretëtirës apo palma. Është fryti i vetëm në Sahara, në të cilën njeriu mund të mbijetojë.

Në aspektin shëndetësor dhe ushqyes, hurmat konsiderohen si futat më të shëndetshëm në planet. Është e lehtë për t’u tretur dhe ju mbajnë gjatë kohë të ngopur.

Ky frut ka një sërë dobish. Ndihmon personat anemik, ul kolesterolin, rekomandohet te fëmijët gjatë pubertetit, dhe gratë shtatzëna.

Konsumi i rregullt i hurmave rregullon funksionin e zorrëve. Kjo ndihmon që ushqimi të tretet shpejtë dhe lehtë, ndërsa teprica të largohet nga trupi.

Nëse shtatzënat konsumojnë hurma rregullisht një muaj para lindjes, kanë më pak dhimbje gjatë lindjes si dhe më pak gjakderdhje, është vërtetuar nga shkencëtarët në hulumtimet e bëra në Univerzitetin e Shkencave dhe Teknologjisë në Jordani.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore