Lajme

Hungaria, vendi i parë i BE-së që mund t’i bashkohet një banke rajonale ruse


Sipas ministrit të Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto, Hungaria synon të bëhet kombi i parë i Bashkimit Evropian (BE) që bashkohet me Bankën Euroaziatike të Zhvillimit me qendër në Moskë.

Gjatë një konference në Kazakistan, Szijjarto tha se anëtarësimi në këtë bankë, e cila përfshin Rusinë dhe pesë ish-anëtarë të tjerë të Bashkimit Sovjetik, do ta ndihmojë Hungarinë për të zgjeruar investimet e saj në Azinë Qendrore.

Ai gjithashtu pohoi se banka në pronësi të shtetit të Hungarisë, Eximbank, do të krijojë një strukturë kredie prej 170 milionë dollarë për të rritur lidhjet e biznesit me Kazakistanin.

Bashkimi me Bankën Euroaziatike të Zhvillimit do të ishte veprimi i fundit nga kryeministri hungarez, Viktor Orban, për të thelluar lidhjet me vendet e Lindjes.

Hungaria është gjithashtu anëtare e një huadhënësi tjetër të udhëhequr nga Rusia, Bankës Ndërkombëtare të Investimeve.

Po ashtu arriti ta zhvendosë selinë e saj nga Moska në Budapest në vitin 2019.

Ky qe një vendim i kritikuar gjerësisht nga aleatët perëndimorë të Hungarisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore