Lajme

Hungaria refuzon deklaratën ‘e njëanshme’ të BE-së mbi Izraelin


Deklarata e Bashkimit Evropian që drejton thirrje për një armëpushim ndërmjet Izraelit dhe palestinezëve, refuzohet të mbështetet prej Hungarisë.

Agjencia e lajmeve. BBC, tregon se Peter Szijjarto, i cili është ministër i jashtëm i Hungarisë, ka hedhur poshtë deklaratën e BE-së mbi Izraelin duke e cilësuar atë si “të njëanshme”.

“Unë kam një problem të përgjithshëm me këto deklarata evropiane mbi Izraelin”, ka pohuar ministri hungarez.

Ai ka vazhduar se “këto deklarata nuk ndihmojnë, sidomos në rrethanat aktuale, kur tensioni është kaq i lartë”.

Ndërkohë që komentet e Szijjarto-s kanë ardhur pas një thirrjeje që ka bërë shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, për një “ndërprerje të menjëhershme të të gjithë dhunës dhe zbatimin e një armëpushimi”.

Për këtë deklaratë të tij, Borrell ka pohuar se ka marrë mbështetjen nga të gjitha vendet anëtare të BE-së përveç Hungarisë.

BBC shkruan se Hungaria gjatë viteve të fundit ka qenë një nga mbështetësit më të fortë të Izraelit në Evropë.

Në bazë të kësaj, Hungaria ka bllokuar një sërë përpjekjesh të BE-së për të kritikuar politikat izraelite. Ndër to ka qenë edhe lëvizja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore