Art&dizajn

Hungaria kundër monumentit “Black Lives Matter”


Qeveria Hungareze ka refuzuar të vendoset monumenti i lëvizjes ‘Black Lives Matter’ duke e përcaktuar atë si monument “racist” dhe në kundërshtim me traditat e krishtera kombëtare.

Statuja i përngjan statujës së Lirisë në gjunjë, me ngjyrë ylberi dhe e lartë vetëm një metër e gjysmë.

Sipas lëvizjes, statuja kishte qëllim të qëndronte vetëm dy javë.

Sipas shefit të kabinetit të qeverisë, kjo lëvizje përcaktohet si “raciste”.

Gazeta The Guardian ka raportuar se mbështetësit e Qeverisë, të drejtuar nga Viktor Orban, thonë se monumenti duhet të shkatërrohet sapo të ekspozohet.

Monumenti u krijua në 3D nga skulptori Péter Szalay./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore