Lajme

Hummer-i më i madh në botë, i vështirë për t’u ngarë


Nën emrin Hummer H1 X3, ky version gjigant i makinën së njohur i përket koleksionit të sheikut Hamad bin Hamdan Al Nahyan.

Për sa i përket akronimit X3, ai nuk është i rastësishëm. Nënkupton se ky version i makinës Hummer është tre herë më i madh se Hummer H1 i zakonshëm.

Kjo e fundit është fuoristrada e famshme amerikane me origjinë ushtarake, e cila është bujare në përmasa.

Mirëpo, Hummer H1 X3 është komentuar si i ekzagjeruar në përmasa, sikur ngjan me kamionët.

Dhe se dimensionet në maksimum i atribuohen vetëm iluzioneve të madhështisë së sheikut dhe jo një nevoje reale.

Konkretisht, H1 X3 është 6.6 metra i lartë, 14 metra i gjatë dhe gjashtë metra i gjerë.

Këto përmasa janë vërtet të mëdha dhe e bëjnë të sikletshme në lëvizjet e saj sa duhet mobilizimi i policisë dhe efektivëve të trafikut.

Sakaq, pjesa më e madhe e Hummer H1 X3 mundësohet nga katër motorë me naftë. Kurse brenda ka një dhomë dykatëshe, ku ka një tualet dhe një kuzhinë.

Makina Hummer H1 X3 është i ekspozuar në Muzeun Historik OffRoad në Al Madam, Emiratet e Bashkuara Arabe, i cili është në pronësi të vetë shehut.

Atje mund të shihen nga afër të gjitha pjesët unike të koleksionit të tij personal, koleksioni më i madh i automjeteve 4×4 në botë.

Ndërsa në profilin e tij në platformën Instagram, mund të merret një ide për garazhin e tij që mban rekord.

 

Marrë nga “Corriere della Sera”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore