Sport

Humbjet ekonomike nga Covid-19 në Serie A


Pandemia e Covid-19 ka goditur shumë futbollin, në aspektin ekonomik, pasi mbyllja e stadiumeve ka hequr mundësinë e shitjes së biletave dhe si pasojë ulen ndjeshëm të ardhurat për klubet.

Sipas një përllogaritje të La Stampa, në Serie A, skuadra më e dëmtuar ekonomikishtë ka qenë Juventus-i me 80 milionë euro humbje si pasojë e mungesës së tifozëve.

Pas Juventus-it vjen Inter-i me 60 milionë euro humbje, Milan-i me 40 milionë euro, Roma  me 38 milionë euro, Lazio dhe Atalanta me nga 20 milionë euro.

Napoli ka një humbje rreth 17 milionë euro, Fiorentina 15 milionë euro, Udinese 11 milionë euro dhe Bologna 10 milionë euro.

Ekipet e tjera kanë humbje më të pakta, nën 10 milionë euro.

Për shumicën e ekipeve të mëdha, këto para përbëjnë gjysmën ose pagat e plota vjetore të lojtarëve që kanë, pa harruar se do të ishin potencial i mundshëm për investime në merkato./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore