Shqipëria

Humbin vendndodhjen dy turistё hollandezё nё Llogara


Dy turistё hollandezё janё ndihmuar teksa kishin humbur rrugёn nё Llogara.

Çifti kishin humbur kontaktet, rrugёn dhe orientimin njё ditё mё parё nё vendin e quajtur “Qafa e Thellё”, pёr shkak tё terrenit tё vёshtirё dhe errёsirёs, sipas burimeve tё policisё tё Drejtorisё Vendore Vlorё.

Nё pamundёsi pёr t’u kthyer mbrapa turistёt njoftuan Komisariatin Digjital, ku si rezultat i kёrkimeve tё pandёrprera u bё i mundur lokalizimi dhe marrja e kontaktit.

Turistët janë transportuar pranё vendndodhjes sё tyre nё Parkun e Llogarasё dhe janё në gjendje të mirë shëndetësore, sipas burimeve tё policisё.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore