Sport

Humb hapin për titull dhe pozitën e Champions


Jadon Sancho i dëshpëruar në fushë pas humbjes nga Freiburg.

Borussia Dortmund u mposht nga Freiburg me rezultat 2:1, në kuadër të xhiros së 20-të në Bundesligën gjermane.

Ndeshja filloi me një lojë kryesisht të dominuar nga Dortmund, por vendasit e Freiburg ishin ata që kaluan të parët në epërsi.

Pjesa e parë përfundoi me porta të paprekura.

Me të filluar pjesa e dytë, vendasit për tre minuta shënuan dy herë – në minutën e 49-të dhe 52-të me anë të Woo-Yeong Jeong dhe Jonathan Schmid.

Verdhezinjtë u zgjuan nga gjumi dhe në minutën e 76 Erling Haaland asistoi për Youssoufa Moukoko, i cili ngushtoi epërsinë në 2:1.

Trajneri i përkohshëm i Dortmund-it, Edin Terzic, po kalon një periudhë mjaftë të vështirë.

Në pesë ndeshjet e fundit në Ligë, ka vetëm një fitore, një barazim dhe tri humbje.

Me këtë humbje, Borussia Dortmund pozicionohet në vendin e gjashtë në tabelë ku pas 20 ndeshjeve ka 32 pikë, plotë 16 më poshtë se lideri aktual Bayern Munich dhe tri pikë më larg se pozita e katërt, e cila e dërgon në Ligën e Kampionëve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore