Sport

Hudson-Odoi, kërkesa e Sarri-t për muajin janar


Një tjetër lojtar nga Premier League kërkohet në Itali.

Bëhet fjalë për Callum Hudson-Odoi, talentin e Chelsea-s i cili kërkohet me ngulm nga Lazio e Maurizo Sarri-t.

Sarri, ish-trajner i Hudson-Odoi te Chelsea, ka mbetur i mahnitur nga talenti i tij, dhe e dëshiron ribashkimin me të.

Pikërisht Sarri ishte ai që i dhuroi anglezit debutimin e tij me skuadrën e parë të bluve gjatë sezonit 2018/19.

Odoi, që luan pozitën e mesfushorit të avansuar dhe shpesh herë gjindet në krahët e sulmit, është pikërisht një profil që Sarri e dëshiron.

Hudson-Odoi nuk është emri më i preferuar i trajnerit Tuchel, dhe prandaj një lëvizje diku tjetër mund t’i interesonte atij.

Mirëpo, me rastet e shumta të COVID në skuadrën blu, Odoi po gjen minuta dhe ka filluar ngadalë që ta shfaqë potencialin e tij të vërtetë.

Lazio-s, një transferim i mundshëm do i bëhej më i lehtë nëse largohet sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi.

Odoi kushton 30 milionë euro, por Lazio momentalisht është e gatshme ta sjellë në mënyrë huazimi me të drejtë blerje.

Siç qëndron situata, ky transferim duket i vështirë, por asnjëherë i pamundur.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore