Biznes

Huawei apelon vendimin për përjashtimin nga rrjeti 5G në Suedi


Prodhuesi kinez i pajisjeve telefonike, Huawei, ka apeluar një vendim gjykate i cili lejon rregullatorin suedez të telekomunikacionit PTS të rinisë ankandet e spektrit 5G, teksa planifikon përjashtimin e tij nga rrjetet 5G në vend.

Sipas Reuters, gjykata suedeze mbështeti një apelim të PTS-së kundër vendimit për të ndaluar ankandet dhe njëkohësisht, i tha Huawei-t të ndjekë rrugën ligjore për përjashtimin nga përhapja e rrjetit 5G.

Kompania ka deklaruar se “ka paraqitur një ankesë në gjykatën supreme administrative” duke shtuar se kushtet paraprake të vendosura nga PTS e përjashtojnë atë nga tregu suedez.

Nga ana tjetër, PTS ka deklaruar se do të rinisë ankandet pas sfidës ligjore me Huawei-n.

Ky përjashtim i kompanisë nga rrjeti 5G rezulton të ketë ardhur si pasojë e pretendimeve se lejimi do të rrezikonte sigurinë përmes spiunimit, mirëpo sipas Reutets, Huawei e ka mohuar faktin se diçka e tillë mumd të ndodhë.

Kompania ka thënë gjithashtu për Reuters se ka qenë e gatshme të plotësonte kërkesat që qeveria suedeze mund të vendoste për rrjetin 5G dhe të merrte masat e nevojshme për të larguar shqetësimet./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore