Lajme

Krasniqi: Kurtit i doli boja, është kryemashtrues


Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, e ka cilësuar kryeministrin Albin Kurti, “kryemashtrues të Kosovës”.

“Shumë shpejt i doli boja”, ka shkruar në Facebook Krasniqi.

Për Krasniqin, prej ndëshkimit diskriminues për të gjithë mësimdhënësit, përmes ndalesës joligjore të pagave, “e deri te videoja propaganduese për të nxitë edhe më shumë urrejtje e ndasi”.

“Albin Kurti edhe sot tregoi që kurrë nuk do të bëhet lider, por do të mbetet vetëm një përçarës kronik”.

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar se Ligji për grevën e përcakton qartë mënyrën e kompensimit për grevistët.

Kështu ka bërë të ditur ajo në konferencë për media pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

“Ligji për Grevën e përcakton saktë edhe kompensimin apo moskompensimin për ata që janë pjesë në grevë. Kjo ka qenë një komunikim mes Ministrisë së Financave dhe agjencioneve buxhetore edhe për muajin e kaluar kur janë kërkuar azhurnimi i listave për punëtorët të cilët kanë qenë në grevë”.

Por, kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës dhe udhëheqës i Këshillit Grevist, Rrahman Jasharaj, ka potencuar për Albanian Post se “po nuk u ekzekutuan pagat për të gjithë mësimdhënësit do ketë tensione”.

Pas një muaj grevë të hënën e 3 tetorit ka nisur viti i ri shkollor në të gjitha institucionet arsimore publike në Kosovë.

Sindikalistët morën vendim që grevën e nisur që nga 25 gushti të e pezullojnë deri në janarin e 2023-së.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore