Lajme

Kryeministri spanjoll takon Kurtin – kërkon të arrihet ujdi mes Kosovës dhe Serbisë


Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, pas takimit me homologun e tij kosovar Albin Kuritn, ka thënë se duhet të arrihet një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e që dy palët të jenë të kënaqura, shkruan Agenzia Nova.

“Duhet të marrim pjesë në debat dhe ta themi opioinion tonë. Pse të abstenonim derisa aty merrnin pjesë 26 vende”, tha Sanchez.

Ndërkaq e përditshmja spanjolle nga rajoni i Katalonjës, El Nacional, ka raportuar të mërkurën se presidenti i Qeverisë spanjolle, Pedro Sanchez, është duke marrë pjesë në samitin mes Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor në Slloveni.

Mirëpo, këtij vendi i është garantuar që në takime nuk do të ketë simbole shtetërore, pasi Spanja nuk e njeh shtetësinë e Kosovës.

Në këtë samit, Kosova do të përfaqësohet nga kryeministri, Albin Kurti, ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Ky samit i rregullt, është mbajtur vitin e kaluar përmes video-lidhjes, për shkak të pandemisë së Coronavirusit, ndërsa më 2018 në të nuk ka marrë pjesë ish-presidenti spanjoll, Mariano Rajoy, për shkak të pjesëmarrjes së Kosovës.

Edhe në takimin përmes video-lidhjes, simbolet që identifikojnë Kosovën si shtet janë shmangur, dhe njësoj pritet të ndodhë edhe këtë vit.

Spanja është një nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që ende se kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore