Lajme

Fitoi tenderë gati 2 milionë euro me dokumente të falsifikuara, arrestohet biznesmeni nga Gjilani


Ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se e ka ndaluar për 48 orë të dyshuarin I.H., nën dyshimin se me dokumente të falsifikuara ka fituar tre tenderë në rajonin e Gjilanit.

Tenderët kanë kapur shifrën e një milion e 900 mijë eurove

“Prokuroria njofton opinionin publik se ekziston dyshimi që, i dyshuari I.H., si pronar i kompanisë “Globi M.I.”, në Gjilan, përmes prezantimit të dokumenteve të falsifikuara ka arritur që t’i fitonte tre tenderë në regjionin e Gjilanit, në vlerë rreth 1 milion e 900 mijë euro”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Sipas Prokurorisë, me këto veprime i lartcekuri dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurorim publik”, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, për të cilën gjendet nën masën e ndalimit.

Ndaj të njëjtit Prokuroria Themelore në Gjilan, kanë njoftuar se do të vazhdojë me procedurat e mëtejme hetimore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore